Meksikë, 30 mijë trupa të paidentifikuar mbahen në morgje
Komisioni Kombëtar i Meksikës për të drejtat e njeriut njoftoi se për shkak të mungesës së mjeteve, personelit dhe pajisjeve është e pamundur që identifikimet të bëhen në mënyrë të rregullt.
Komisioni Kombëtar i Meksikës për të drejtat e njeriut njoftoi se në morgjet në mbarë vendin ndodhen të paktën 30 mijë trupa të paidentifikuar.
Në deklaratë thuhet se për shkak të mungesës së mjeteve, personelit dhe pajisjeve, është e pamundur që identifikimet të bëhen në mënyrë të rregullt.
Kështu në morgjet në mbarë vendin ndodhen të paktën 30 mijë trupa të paidentifikuar, por edhe mbetje mortore numri i të cilave nuk dihet.
Shumica e trupave të paidentifikuar janë gjetur në varrezat e fshehura.
Meksika me një popullsi prej 120 milionë banorësh, vitin e kaluar ka regjistruar 35.964 vrasje, prej të cilave shumica e rasteve lidhen me konfliktet brenda kartelit të drogës. Me fjalë tjera, në Meksikë në bazë ditore mesatarisht vriten 100 persona ndërsa rreth 3.000 në muaj.























