FB nën akuzë për diskriminim në shënjestrimin publicitar
BKT
Tech

FB nën akuzë për diskriminim në shënjestrimin publicitar

Disa avokatë amerikanë akuzuan Facebook-un për diskriminim ndaj grave dhe të moshuarve për sa i përket hyrjes në disa reklama të caktuara, veçanërisht për kredi, investime dhe shërbime të tjera financiare.

Ankuesja, një grua 54-vjeçare, pretendon se gjiganti i rrjeteve sociale i lejon reklamuesit të përdorin mjetet e tij të shënjestrimit të reklamave për të përjashtuar disa kategori njerëzish.

“Gratë dhe të moshuarit kanë të drejtë për shërbime të plota dhe identike nga kompani të tilla, si Facebook dhe shoqëritë e shërbimeve financiare, që reklamojnë në platformën e tij”, deklaroi avokati Matthew Handley.

Facebook reagoi duke thënë se do ta shqyrtojë ankesën.


MË SHUME NGA Tech