Zhbllokimi i WhatsApp përmes gjurmëve të gishtit, tani edhe për Android
BKT
Tech

Zhbllokimi i WhatsApp përmes gjurmëve të gishtit, tani edhe për Android

Zhbllokimi i drejtpërdrejtë i Whatsapp me gjurmë gishti, është diçka që përdoruesit e iOS kanë me muaj të tërë.

Përdoruesit Android, në anën tjetër, po fillojnë të fitojnë qasjen në përditësimin që do të mundësojë këtë funksion.

Ekziston një version i qëndrueshëm beta i Whatsapp APK për shkarkim, që ju lejon të përdorni gjurmët e gishtit për të mbajtur bisedat tuaja të bllokuara.

Nëse e shihni të aktivizuar, mund të duhet të fshini dhe riinstaloni aplikacionin.

Më tej, do të duhet të vendosni nëse dëshironi që aplikacioni të bllokohet sapo ta mbyllni atë, ose nëse dëshironi që ai të presë 30 sekonda ose 1 minutë.

Nëse doni ta provoni funksionin, thjesht ndiqni këtë link. 


MË SHUME NGA Tech