Merr fund përjashtimi për cigaren
BKT
   Bota

Merr fund përjashtimi për cigaren

Merr fund më në fund edhe përjashtimi austriak.

Duhanpirësit nuk mund ta ndezin më një cigare në kafenetë dhe restorantet e vendit, që janë të detyruara të ndalojnë pirjen e duhanit nga sot, në bazë të ligjit antiduhan që u deshën vite të aplikohej.

Austria është një nga vendet e fundit evropiane që ndalon cigaren në ndërtesat e shërbimit të hotelerisë, ndërkohë që pothuajse një e katërta e popullsisë së vendit është konsumuese e duhanit, mbi mesataren evropiane (18%).

Në kuadër të hyrjes në fuqi të ligjit, në mesnatë, shumë lokale në Vjenë kanë organizuar “Mbrëmjen e cigares së fundit”.