Një aviokompani kolumbiane pezullon fluturimet për në Kubë
Ky vendim vijoi pasi SHBA të premten e kaluar ndërprenë të gjitha fluturimet drejt Kubës, përveç në kryeqytetin Havana.
Aviokompania kolumbiane Avianca sot ka pezulluar fluturimet për në Kubë, në pajtim me kufizimet amerikane.
Ky vendim vijoi pasi SHBA të premten e kaluar ndërprenë të gjitha fluturimet drejt Kubës, përveç në kryeqytetin Havana.
Masa është marrë meqë Avianca Holdings themeloi një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në SHBA për të marrë kredi, e cila është subjekt i rregulloreve të këtij vendi.
"Avianca Holdings informon se derisa të zgjidhin çështjen në pritje me Zyrën e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC), në lidhje me operacionin komercial për në Kubë, kompania do të pezullojë shitjen e biletave drejt dhe nga Kuba që nga 31 tetori i vitit 2019", bëri të ditur kompania në një deklaratë.
Linja ajrore aktualisht ka një fluturim ditor drejt Havanës nga Bogota dhe një tjetër nga San Salvadori, i cili do të vazhdojë të funksionojë.























