IOM kërkon lirimin e menjëhershëm të të rrëmbyerve në Sudanin e Jugut
Më 27 tetor, një grup vullnetarësh të IOM-it u bllokuan në një betejë me armë midis dy grupeve të armatosura në Isebi të qarkut Morobo, që ndodhet në rajonin e Ekuatorisë Qendrore të Sudanit të Jugut.
Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) ka kërkuar lirimin pa kushte të vullnetares dhe fëmijës 4-vjeçar, të rrëmbyer në Sudanin e Jugut gjatë një beteje me armë të 27 tetorit që mori jetën e tre punonjësve humanitar të IOM-it.
Zëdhënësi i IOM-it, Paul Dillon, në një brifing të Kombeve të Bashkuara (OKB) tha se agjencia e migracionit po përpiqet të gjejë anëtaren e saj të zhdukur dhe fëmijën.
Më 27 tetor, një grup vullnetarësh të IOM-it u bllokuan në një betejë me armë midis dy grupeve të armatosura në Isebi të qarkut Morobo, që ndodhet në rajonin e Ekuatorisë Qendrore të Sudanit të Jugut.
“Po merren të gjitha veprimet e mundshme për të provuar se kolegia jonë të lirohet nga rrëmbyesit menjëherë dhe pa parakushte”, tha Dillon.
Përveç dy burrave dhe një gruaje të vrarë në betejën me armë midis grupeve të armatosura, shtoi Dillon, dy vullnetarë të tjerë meshkuj pësuan lëndime jo të rrezikshme për jetën.
“Fëmija i rrëmbyer është djali i gruas që u vra”, tha zëdhënësi i IOM-it.
Stafi i IOM-it po punonte në një pikë ekzaminimi të epidemisë Ebola në zonat kufitare midis Sudanit të Jugut dhe Republikës Demokratike të Kongos, duke përcjell përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse.























