Forcat e Haftarit sulmojnë aeroportin në Tripoli
BKT
   Bota

Forcat e Haftarit sulmojnë aeroportin në Tripoli

Forcat besnike të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë (QPK), e cila është e njohur ndërkombëtarisht, njoftuan se sulmet i kryen avionë të forcave që mbështesin komandantin nga lindja e Libisë, Khalifa Haftar.

Aeroporti ndërkombëtar Mitiga në Tripoli sot në mëngjes ka qenë shënjestër e sulmeve ajrore.

Forcat besnike të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë (QPK), e cila është e njohur ndërkombëtarisht, njoftuan se sulmet i kryen avionë të forcave që mbështesin komandantin nga lindja e Libisë, Khalifa Haftar.

Zëdhënësi i Qeverisë libiane, Mustafa el-Mecei, për AA tha se në aeroport janë kryer katër sulme, por nuk zbuloi detaje mbi pasojat e sulmit.

Forcat e Haftarit në muajin prill filluan fushatë për të marrë Tripolin nga QPK-ja e njohur ndërkombëtarisht në Libi.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) përplasjet kanë lënë më shumë se 1.000 persona të vdekur dhe rreth 5,500 të plagosur./aa/