Spanjë, udhëheqësit politik do të përballen vetëm në debate televizive
Pedro Sanchez, kryeministri në detyrë i Spanjës, pritet të jetë në shënjestër të kandidatëve të tjerë për shkak të pamundësisë së tij për të formuar qeveri pas zgjedhjeve të fundit të përgjithshme që u mbajtën në prill të këtij viti.
Të hënën në mbrëmje, pesë kandidatët për kryeministër të Spanjës do të përballen në një debat televiziv që mund të jetë vendimtar në zgjedhjet e përgjithshme të dielën e ardhshme.
Pedro Sanchez, kryeministri në detyrë i Spanjës, pritet të jetë në shënjestër të kandidatëve të tjerë për shkak të pamundësisë së tij për të formuar qeveri pas zgjedhjeve të fundit të përgjithshme që u mbajtën në prill të këtij viti, më shumë se gjashtë muaj.
Faza e debateve në Spanjë është ngarkuar më shumë se kurrë më parë. Kjo do të jetë hera e parë për partinë e ekstremit të djathtë Vox, e udhëhequr nga Santiago Abascal, që do të debatojë me kandidatët e tjerë. Vox u ftua për shkak të suksesit të partisë në prill.
Në debat gjithashtu do të jenë Pablo Iglesias nga partia e ekstremit të majtë Unidas Podemos, Pablo Casado të Partisë Popullore të krahut të djathtë dhe Alber Riviera i partisë së qendrës Ciudadanos.
Ndërsa në vitin 2011 në debat televiziv morën pjesë vetëm dy kandidatë (Partia Popullore dhe Partia Socialiste). Debati i ri me prezencën e pesë partive, tregon realitetin e ri, gjithnjë e më të përçarë të politikës spanjolle.
Zgjedhjet e së dielës shënojnë zgjedhjet e katërta në po aq vite ku votuesit spanjoll janë ftuar të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme.
Paaftësia për formimin e qeverisë do të jetë një nga temat kryesore e debatit të sotëm, si dhe çështjet e politikës ekonomike, sociale, separatizmi katalonas dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Të gjithë kandidatë kanë rreth 25 minuta kohë për të folur, kurse sipas të përditshmes spanjolle "El Mundo", pas debatit të fundit në prill, 7.1 për qind e spanjollëve ndryshuan mendimin se për kë do të votojnë.
Sondazhet e fundit tregojnë një garë të ngushtë. Ata nxjerrin socialistët në epërsi, por larg për të fituar shumicën, ashtu që Sanchez duhet të gjej aleat për të formuar qeverinë, që e pati të pamundur pas zgjedhjeve të prillit.
Partia e ekstremit të djathtë Vox pritet të fitojë më shumë ulëse, pas në zgjedhjet e para të saj në prill fitoi 24 ulëse në Parlamentin spanjoll, ndërkaq disa sondazhe sugjerojnë se kjo parti mund të dyfishojë numrin, kryesisht në kurriz të partive më të moderuara të djathta. /aa/























