Nëpunësja digjet e gjallë në zyrë për një mosmarrëveshje pronësie
Një zyrtare është djegur e gjallë një zyrën e saj në Telangana pas një mosmarrëveshje pronësie.
Vijaya Reddy vdiq nga plagët e marra nga djegiet gjatë sulmit të së hënës. Ndërsa një anëtar i stafit, që u dogj në përpjekje për ta shpëtuar, humbi jetën sot.
Policia tha se ndaloi të akuzuarin, i cili gjithashtu pësoi djegie. Incidenti ndodhi rreth orës lokale 13:30 pasi Reddy ishte kthyer nga një seancë gjyqësore.
Ajo takoi një burrë, të identifikuar si K Suresh, në zyrën e saj.
Dy anëtarë të tjerë të stafit, Chandriah dhe Gurunatham, gjithashtu pësuan djegie ndërsa po përpiqeshin ta shpëtonin.
Gurunnatham tha se dëgjoi britma brenda zyrës së Reddy por kur shkoi aty zbuloi se dera ishte mbyllur nga brenda.
“Ajo arriti që të hapë derën dhe doli. Ne po përpiqeshim të largonim Suresh. Reddy ra në dysheme dhe para se ta kuptonim zjarri u përhap kudo,” tha Gurunatham para se të ndërronte jetë nga plagët e tij.
Dëshmitarët okularë thanë se Suresh doli nga ndërtesa me plagë djegie.
Policia e gjeti duke ecur në rrugë dhe e dërgoi në spital.
Incidenti ndodhi në Abdullahpurmet, 32 km larg nga kryeqytetit të shtetit, Hyderabad.
“Ne po mundohemi të konstatojmë nëse kjo është bërë nga një person apo dikush tjetër ka ndihmuar,” tha komisioneri i policisë, Mahesh Bhagëat për mediat.
Suresh, i cili është nga një fshat aty pranë, si e dhe familja e tij janë në gjyq për një pronë.
“Ekziston një çështje për një mosmarrëveshje mbi tokën. Por kjo po trajtohej nga unë dhe vëllai im. Nuk e dimë pse shkoi të takohej me zyrtaren,” tha babai i i tij, Krishna.
























