16:24 / 05.11.2019
Trump bën thirrje për luftë kundër kartelave të drogës në Meksikë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i bëri thirrje Meksikës që, me ndihmën e SHBA-së, t`i luftojë kartelat e drogës, që besohet se kanë zënë në pritë një grup amerikanësh mormonë në veri të Meksikës, duke vrarë nëntë gra dhe fëmijë.
"Nëse Meksika kërkon apo i duhet ndihmë për pastrimin e këtyre monstrave, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme dhe janë në gjendje për t'u përfshirë dhe për ta bërë punën shpejt dhe në mënyrë efektive", tha Trump në një postim në Twitter.























