17 të vrarë në kufi të Taxhikistanit
Të paktën 17 njerëz u vranë gjatë një sulmi brenda natës nga njerëz të armatosur në një kam të vogël ushtarak në kufirin midis Taxhikistanit dhe Uzbekistanit, thanë të mërkurën autoritetet e Taxhikistanit.
“Një grup i armatosur prej 20 individësh të maskuar të panjohur sulmuan një kamp … duke përdorur armë zjarri,” tha komiteti i sigurisë kombëtare të Taxhikistanit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, njofton Klan Kosova.
Forcat kufitare të Taxhikistanit thanë se sulmuesit ishin anëtarë të grupit militant “Shteti Islamik” (IS) në Afganistan.
Së paku pesë nga personat e armatosur u arrestuan dhe më vonë u sigurua inteligjencë kritike gjatë marrjes në pyetje, thanë autoritetet.
Sulmi i njëzet personave të armatosur me maskë u prish pasi forcat kufitare filluan një operacion kundër dhe vranë shumicën e tyre.























