Komunitetet meksikane ndjehen të pafuqishme kundër karteleve
Vendasit, tragjedinë në Sinaloa dhe tragjeditë e tjera të ngjashme i shohin si shembuj se qeveria me të vërtetë është më e dobët ndaj organizatave kriminale në Meksikë.
Në shumë komunitete në mbarë Meksikën, ku mbretërojnë organizatat e krimit, vendasit nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se t'i mbyllin sytë ndaj aktiviteteve të tyre.
Për shumë vite, në vende si Culiacan në shtetin Sinaloa, karteli pak a shumë i ka lënë vendasit në paqe në këmbim të kësaj. Por, kjo ndryshoi gjithçka më 17 tetor, kur karteli Sinaloa filloi luftën në rrugë, duke vrarë tre civilë.
Shumë fermerë të varfër në zonat përreth qytetit Culiacan varen nga grupi i krimit për para. Ata kultivojnë opium dhe marijuanë, ndërsa paguhen nga karteli Sinaloa, por marrëdhënia midis kartelit dhe civilëve nuk përfundon këtu.
Kur qeveria nuk mundi të përballojë atë, karteli në disa raste u inkuadrua për të përmbushur faturat e rrugëve, kujdesit shëndetësor dhe kishave. Karteli Sinaloa punoi për të krijuar një marrëdhënie të mirë me vendasit.
Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, deklaroi se lufta e drogës kishte përfunduar që nga marrja e detyrës në vitin 2018, megjithatë komenti i tij u prit me kritika pasi shkalla e vrasjeve në vend mbetet e lartë.
Së fundmi, në muajin shtator, Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili për shumë vite ishte drejtues i kartelit Sinaloa, vazhdoi me këtë metodë duke thënë se ai dëshironte që pasuria e tij mbi 12 miliardë dollarëshe të shkonte në grupet indigjene në Meksikë. El Chapo aktualisht është në burg në SHBA me akuzat e trafikimit të drogës.
Nga burgu i tij në Kolorado, ai ka shprehur idenë që jo vetëm paratë e tij, por edhe e gjithë pasuria e kriminelëve të tjerë meksikanë, që mbahen në burgjet e SHBA-ve, duhet të kthehet në vendlindjen e tyre.
- Investimet financiare të karteleve ndikojnë në mentalitetin e vendasve
Në disa rajone të varfra të Meksikës, ku qeveria nuk i ka mbuluar sa duhet nevojat e tyre, investimet financiare të grupeve të karteleve në komunitete mund të ndikojnë në mentalitetin e vendasve. Në Culiacan, vendasit kryesisht ishin besnikë dhe të lidhur me kartelin për mbështetjen e supozuar ekonomike ndaj komunitetit.
Kjo është e dukshme, për shembull, në këngët e panumërta që lavdërojnë punën e karteleve meksikane apo faltoreve të ngritura në Sinaloa për lordët e drogës pasi të vdesin.
Por, dinamika ndryshoi kur zyrtarët e qeverisë meksikane në muajin tetor dërguan ushtrinë për të kapur djalin e El Chapo-s në Culiacan. Persona të armatosur të kartelit Sinaloa mbushën rrugët duke qëlluar me armët e tyre në mënyrë të rastësishme, duke djegur automjete dhe duke bllokuar hyrjet e qytetit.
Në videot që qarkulluan në mediat sociale shihen burra të armatosur me armë të kalibrit të lartë duke shtënë në ajër, ndërsa vendasit largoheshin nga bizneset dhe restorantet për t’u fshehur. Qyteti dukej si një zonë lufte.
Për shkak të kaosit që krijoi karteli, qeveria meksikane vendosi të lirojë djalin e El Chapo-s në mënyrë që të sjellë paqen në qytet.
Vendasit u tronditën. Qyteti i tyre ishte zero për t’u përballur me betejën midis qeverisë dhe karteleve. Shumë civilë mendonin se incidenti ishte një tradhti ndaj marrëdhënies që kishin më parë.
Sipas Guadalupe Correa-Cabrera, i cili studion organizatat kriminale në Universitetin "George Mason" në shtetin Virxhinia të SHBA-ve, përveç kësaj, raportimet e fundit për ngjarje të ngjashme që janë shkaktuar nga organizatat e karteleve, si vrasja e 9 anëtarëve të një familjeje amerikano-meksikane të hënën në veri të Meksikës, i shtyjnë vendasit të ndjehen edhe më të shqetësuar për situatën e tyre.
“Fakt është se ata mendojnë se nuk janë të sigurtë. Hyjnë në shtëpitë e tyre. I vrasin fëmijët dhe gratë e tyre”, tha Correa-Cabrera.
Por, mbetet e paqartë nëse marrëdhënia midis grupeve të kartelit dhe vendasve mund të ndryshojë. Në fund të ditës, grupet kriminale kanë një fortesë mbi shumë rajone të Meksikës.
Vendasit, tragjedinë në Sinaloa dhe tragjeditë e tjera të ngjashme i shohin si shembuj se qeveria me të vërtetë është më e dobët ndaj organizatave kriminale në Meksikë.
“Njerëzit janë pa shpresë, sepse shteti pretendon se nuk ka aftësi të merret me këto organizata. Ata kanë aq shumë fuqi. Si mund shoqëria ta mbrojë veten nga kjo”, shprehet Correa-Cabrera.
Menjëherë pas të shtënave në Sinaloa dhe lirimit të djalit të El Chapo-s, u shpërndanë video në rrjetet sociale të baladës më të re që lavdëron lordin. Kënga fillon me tekstin “Culiacan-i i shndërruar në një zonë lufte”./aa/























