ISIS ndërron strategji, bën thirrje për xhihad ekologjik në Perëndim
BKT
   Bota

ISIS ndërron strategji, bën thirrje për xhihad ekologjik në Perëndim

Pas vdekjes së liderit Al Bagdadit, ISIS duket se do të ndryshojë dhe llojin e aksioneve dhe sulmeve ndaj vendeve perëndimore. Në një komunikatë të publikuar online ISIS nxit një lloj të ri xhihadi dhe iu drejtohet mbështetësve të ndezin zjarre në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë për të shkaktuar kaos ekologjik, në vazhdën e flakëve që përfshinë gjatë verës Kaliforninë dhe Spanjën.

Në një nga thirrje e drejtuar mbështetësve të ISIS shkruhet “Ndizni zjarr në pyjet e Amerikës, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë, bëjini ata të ndjejnë dhimbje”.

Lideri i ISIS, Al Baghdadi u vra disa ditë më parë gjatë një ofensive të trupave amerikane në vendstrehimin e tij në Brisha, në veri të Sirisë./a2/