11:58 / 07.11.2019
“Terminatori” i Kongos dënohet me 30 vjet burgim
Ish – udhëheqës rebel i Kongos, Bosco Ntaganda është dënuar me 30 vjet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Luftëtarët besnikë të tij kryen masakra të tmerrshme të civilëve, thanë gjyqtarët në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) në korrik.
Ntaganda, me nofkën “Terminator”, u dënua me 18 akuza, përfshirë vrasje, përdhunim, skllavëri seksuale dhe përdorimin e fëmijëve ushtarë.
Ntaganda ishte personi i parë që u dënua për skllavëri seksuale nga Gjykata Penale Ndërkombëtare me seli në Hagë dhe në përgjithësi personi i katërt që gjykata ka dënuar që nga krijimi i saj në 2002.
Ish rebeli 46-vjeçar i lindur në Ruanda ka qenë i përfshirë në konflikte të shumta të armatosura si në Ruanda ashtu edhe në Republikën Demokratike të Kongos..























