12:46 / 07.11.2019
Helmohen 60 persona nga rrjedhja e gazit në Angli
Afërsisht 60 persona i janë nënshtruar kujdesit mjekësor pasi një kimikat është shpërndarë në Maidenstone në Britani.
Tre ambulanca dhe 5 zjarrfikëse arritën në vendin e ngjarjes për të parandaluar një shpërthim të mundshëm.
Mjekët e spitalit Kent raportojnë se qytetarët e shtruar kanë problem me frymëmarrjen. Spitali është mbyllur në mënyrë që të parandalohet përhapja e problemit.
Shumë spitale janë vendosur në gatishmëri për çdo rast emergjent për të pritur të tjerë pacientë.
Asnjë prej personave nuk ndodhet në gjendje kritike, raportojnë mediat Britanike.
Policia e Kent është njoftuar për rrjedhje të një kimikati në rrugën Sutton në Maidenstone.
Oficerët ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj.























