Londër, dorëhiqet numri dy i laburistëve
BKT
   Bota

Londër, dorëhiqet numri dy i laburistëve

Surprizë në Partinë Laburiste britanike, e angazhuar në fushatën e saj elektorale për të zëvendësuar disavantazhin e treguar nga sondazhet në krahasim me konservatorët e kryeministrit Boris Johnson në funksion të votimit të 12 dhjetorit.

Nënkryetari i laburistëve, Tom Watson, në mënyrë të përsëritur në mosmarrëveshje me numrin një Jeremy Corbyn muajt e fundit, njoftoi dorëheqjen nga të dyja rolet, në parti dhe si deputetit, pas 35 viteve në politikë me kohë të plotë.

Watson do të marrë pjesë në fushatën elektorale dhe do të tërhiqet zyrtarisht pas votimit, por ai nuk do të jetë kandidat në kolegjin e tij historik, ai i West Brownich, me një shumicë të fortë pro qëndrimit në BE, në referendumin e vitit 2016.

Në një letër lamtumire, Watson shprehu falënderime për Corbyn, duke motivuar zgjedhjen e tij me “arsye personale dhe jopolitike”./atsh/