Rumani, Iohannis dhe Dancila në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
Në Rumani dje u mbajtën zgjedhjet presidenciale në të cilat votuan 47 për qind të gjithsej 18 milionë votuesve të regjistruar.
Votuesit në Rumani në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të zgjedhin mes presidentit aktual Klasus Iohannis dhe ish-kryeministres së shtetit, Viorice Dancila.
Në Rumani dje u mbajtën zgjedhjet presidenciale në të cilat votuan 47 për qind të gjithsej 18 milionë votuesve të regjistruar.
Komisioni zgjedhor njoftoi se asnjë nga gjithsej 14 kandidatet nuk ka arritur shumicën e votave dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve do të ngelin dy kandidatët me më se shumti vota të fituara.
Fituesi relativ i zgjedhjeve të djeshme është presidenti aktual i Rumanisë dhe kreu i Partisë Nacionale Liberale, Iohannis, me 39 për qind të votave të fituara.
Kundërkandidat i tij në raundin e dytë do të jetë liderja e Partisë Socialdemokratike dhe ish-kryeministrja e Rumanisë, Dancila, e cila fitoi 22.5 për qind të votave.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Rumani është paralajmëruar për më 24 nëntor./aa/























