Riad, gjatë shfaqjes teatrale ngjitet në skenë dhe sulmon me thikë aktorët
BKT
   Bota

Riad, gjatë shfaqjes teatrale ngjitet në skenë dhe sulmon me thikë aktorët

Katër persona janë lënduar gjatë një shfaqje teatrale në Riad, kur një person i panjohur u ngrit në skenë dhe sulmoi me thikë aktorët.

Mediat lokale raportojnë se motivi i sulmit ishte fakti se në shfaqje morën pjesë edhe femra. Të lënduarit janë aktorë të teatrit të qytetit holandez Hagë.

Gjithashtu është publikuar videoja e këtij sulmi rrëqethës, ku shihet burri i rrëzon nga skena aktorët derisa po jepej shfaqja kurse pjesëtarët e sigurimit mundohen ta “neutralizojnë” sulmuesin.

Sulmuesit raportohet se ka shtetësi të Jemenit dhe është 33-vjeç, e agjencia e lajmeve SPA ka bërë të ditur se viktimat kanë pësuar plagë sipërfaqësore dhe se pas tretmanit janë liruar nga spitali.