Snowden: Botimi i librit tim në gjuhën kineze është censuruar
Denoncuesi amerikan, Edward Snowden, të martën tha se botimi i librit të tij të ri në gjuhën kineze është censuruar.
“Edicioni kinez i librit tim të ri, #PermanentRecord, sapo është censuruar”, tha Snowden në Twitter.
“Kjo është shkelje e marrëveshjes së botimit, kështu që unë do t’i rezistoj kësaj ashtu siç di më së miri: është koha për t’i fryrë bilbilit”, shtoi ai.
Libri i tij i ri “Permanent Record” u botua nga “Macmillan Publishers” muajin e kaluar.
“Dhe para se dikush të pyesë, unë do të realizoj saktësisht zero dollarë nga botimi kinez i librit (për shkak të padisë së qeverisë amerikane), kjo është mirë: Unë nuk e shkrova këtë libër për para”, sqaroi ai.
Snowden kërkoi ndihmë nga lexuesit në rivendosjen e fragmenteve të hequra.
“Nëse mund të lexoni kinezishten e thjeshtuar dhe një gjuhë tjetër, Permanent Record është përkthyer brenda saj (ose të njihni dikë që e di), etiketoni në këtë çështje dhe shikoni nëse mund të ndihmojnë në rivendosjen e pasazheve që mungojnë në botimin kinez”, tha ai.
Snowden, i cili zbuloi mijëra dokumente që përshkruan një program mbikëqyrjeje afatgjatë nga qeveria amerikane, mori azil në Rusi në vitin 2013 pasi u akuzua për spiunazh.
Leja e tij e qëndrimit në Rusi u zgjat deri në vitin 2020.























