Washingtoni dënon pushtimin e ambasadës venezuelan në Bolivi
BKT
   Bota

Washingtoni dënon pushtimin e ambasadës venezuelan në Bolivi

SHBA u bëri thirrje protestuesve, të cilët kanë pushtuar ambasadën e Venezuelës në Bolivi, që të respektojnë sovranitetin e përfaqësimit diplomatik, edhe pse Uashingtoni e quan të paligjshëm regjimin e Karakasit.

“Ne e marrim shumë seriozisht paprekshmërinë e çdo misioni diplomatik dhe u bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë situatë ose në çdo situatë trazirash diku tjetër, të respektojnë këtë paprekshmëri”, deklaroi një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit.

Ngjarja ndodh vetëm një javë pas 40-vjetorit të sulmit të ambasadës amerikane në Teheran nga militantë të Revolucionit Islamik, më 4 nëntor 1979.