Moldavi, bie qeveria pas një votimi të mosbesimit
BKT
   Bota

Moldavi, bie qeveria pas një votimi të mosbesimit

Partia Socialiste paraqiti një mocion mosbesimi për qeverinë, i cili fitoi mbështetjen e 63 ligjvënësve në parlamentin me 101 vende.

Qeveria e koalicionit në Moldavi është rrëzuar pas një votimi mosbesimi në parlament.

Koalicioni qeveritar në vendin e Evropës lindore ishte midis Partisë Socialiste pro-ruse dhe Platformës TANI (ACUM) pro-perëndimore. Koalicioni u formua në muajin qershor.

Kriza në këtë koalicion u shfaq për shkak të mosmarrëveshjeve për mënyrën e përcaktimit të kryeprokurorit publik.

Ndryshimet në procedurën për të emëruar prokurorin nga kryeministrja Maia Sandu u kundërshtuan nga partneri i koalicionit Partia Sociale dhe nga presidenti Igor Dodon.

Partia Socialiste paraqiti një mocion mosbesimi për qeverinë, i cili fitoi mbështetjen e 63 ligjvënësve në parlamentin me 101 vende./aa/