Përplasje të dy trenave në Bangladesh, 12 njerëz të vdekur
BKT
   Bota

Përplasje të dy trenave në Bangladesh, 12 njerëz të vdekur

Të paktën 12 njerëz kanë gjetur vdekjen dhe rreth 100 të tjerë janë lënduar pasi dy trena u përplasën në Bangladeshin lindor në orët e para të mëngjesit të së martës.

Sipas mediave të huaja, ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të tërheqin të mbijetuarit nga mbeturinat.

“Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar. Numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa ne i nxjerrim njerëzit e bllokuar”, i ka thënë CNN, Mohamed Shawkat Ali, Mbikëqyrës i Policisë për Hekurudhat Chittagong.

Siç bëhet e ditur, incidenti ndodhi në rrethin Brahmanbaria, rreth 100 kilometra (62 milje) në lindje të kryeqytetit Dhaka.

E gjitha ndodhi derisa një tren që po udhëtonte nga Sylhet, një qytet në Bangladeshin lindor, drejt qytetit bregdetar jugor Chittagong, kur u përplas me një tren me Dhaka që udhëtonte nga Chittagong në drejtim të kundërt.

Dy trenat u përplasen në Stacionin Hekurudhor Mondobhag rreth orës 3 të mëngjesit, sipas kohës lokale gjatë një ndërrimi të shinave.

Përplasja e trenave në Bangladesh mbetet një fatkeqësi e zakonshme për shkak të kushteve të këqija, vendkalimeve hekurudhore dhe sinjalizimit të dobët.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet momenti i përplasjes.