19:15 / 12.11.2019
Arrihet marrëveshje për qeverinë e re spanjolle
Partia Socialiste spanjolle (PSOE) e kryeministrit spanjoll Në ikje, Pedro Sanchez dhe formacioni i të majtës radikale, Podemos arritën një marrëveshje në parim për formimin e një qeverie koalicioni, njoftoi sot Sanchez dhe kreu i Podemos.
Për këtë qeveri të përbërë nga këto dy formacione, formacione që nuk kishin rënë dakord disa muaj më parë, do të nevojitet gjithashtu mbështetja e forcave të tjera për të marrë miratimin nga Dhoma e Deputetëve, e dalë nga zgjedhjet legjislative të së dielës.























