Policia gjermane zhvillon aksionin kundër trafikimit të njerëzve

Policia gjermane zhvillon aksionin kundër trafikimit të njerëzve

Policia gjermane po zhvillon aksione në gjashtë qendra, duke synuar bandat e përfshira në trafikimin e paligjshëm të emigrantëve, kryesisht nga Ukraina, me qëllim përdorimin e tyre si krah i lirë pune.

“Sulmet, nën udhëheqjen e prokurorëve të qytetit veriperëndimor të Osnabrueck, përfshinë 510 oficerë të policisë federale”, deklaroi një zëdhënës i policisë në Hanover.

Një i dyshuar u arrestua në zonën e Osnabrueck. Pretendohet të kenë siguruar dokumentacion të rremë, dhe punësim të paligjshëm të punëtorëve pa dokumente.

Kërkimet u zhvilluan në Saksoninë e Ulët, Bremen, Schleswig-Holstein, North Rhine Westphalia, Brandenburg dhe Rhineland-Palatinate. Gjatë sulmeve u sekuestruan laptopë, telefona celularë, dokumente, para dhe shumë armë.

Dyshohet se banda i ka sjellë këta persona si turistë për të shmangur zbulimin. Përveç sigurimit të dokumentacionit të rremë, ata gjithashtu i siguruan emigrantëve strehim dhe punë përmes agjencisë së tyre të punës.