Trump: Armëpushimi në Siri po mbahet mirë

Trump: Armëpushimi në Siri po mbahet mirë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili u takua sot me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, tha se armëpushimi në Siri është duke u mbajtur mirë.

Trump u tha gazetarëve se marrëdhëniet SHBA-Turqi janë të mira, dhe se administrata e tij po bisedon me kurdët, të cilët duket se janë të kënaqur, raporton Reuters.

Presidenti amerikan tha se Erdogan dhe ai do të diskutonin mbi sistemin raketor rus dhe marrëveshjen bilaterale të tregtisë gjatë takimit.