Në një autostradë në SHBA, deri në 95 vetura përfshihen në një aksident

Në një autostradë në SHBA, deri në 95 vetura përfshihen në një aksident

Trafiku u ndalua në State Route 8 në Summit County ndërsa pas motit të keq nëpër zonë, duke shkaktuar një përplasje masive të veturave që shkaktuan edhe një reaksion zinxhir.

Sipas mediave të huaja, policia mbylli këtë rrugë rreth orës 11 të mëngjesit të së martës për shkak të përplasjes që ndodhi pas përkeqësimit të kushteve në rrugë.

Sipas policisë së Hudson, midis 75 dhe 95 automjete ishin përfshirë në një aksident të tillë masiv.

Ndërkohë është bërë e ditur se rruga ishte rihapur për trafik rreth orës 02:30 pasdite.

Patrulla e autostradës Shtetërore e Ohio-s tha se si pasojë e përkeqësimit të kushteve në rrugët e zonës, një person kishte gjetur vdekjen dhe është raportuar edhe për shumë aksidente të tjera.