Di Maio: Ushtarët italianë të lënduar në Irak do të kthehen në atdhe

Di Maio: Ushtarët italianë të lënduar në Irak do të kthehen në atdhe

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, deklaroi për komisionerët parlamentarë, se pesë ushtarët italianë të lënduar nga një bombardim i ISIS-it në Irak, do të kthehen në Itali.

Ai njoftoi se tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

“Këtë pasdite personeli ushtarak i dëmtuar në sulmin në Irak, për të cilin ISIS ka marrë përgjegjësi, do të kthehet në atdhe”, deklaroi Di Maio.

Ministri theksoi se qeveria i qëndron pranë personelit ushtarak italian jashtë vendit, të cilët rrezikojnë jetët e tyre çdo ditë.