Shqetësuese rritja e numrit të pacientëve me diabet në Kosovë
BKT
Shëndetësi

Shqetësuese rritja e numrit të pacientëve me diabet në Kosovë

Vaide Morina , Radio Kosova

Sipas statistikave të Shoqatës  Kombëtare të  Diabetikëve në  Kosovë, shënohen rreth 70 mijë pacientë të diagnostikuar me diabet. Kryetari i kësaj shoqate , Idriz Ethemi, tha për Radio Kosovën se rritja e numrit të pacientëve të prekur me diabet, është shqetësuese.

Sot në ditën botërore të diabetit, Shoqata Kombëtare  e Diabetikëve në Kosovë, organizon aktivitete të shumta vetëdijesuese lidhur me rëndësinë e zbulimit të hershem të kësaj sëmundjeje. 

Idriz Ethemi, kryetar i  kësaj shoqate, thotë se është mjaft shqetësuese rritja e numrit të pacientëve me diabet në Kosovë.

Në Kosovë ekzistojnë insulinë marrës rreth 16 mijë pacientë. Ndërsa sipas statistikave, të prekur me diabet janë diku rreth 60-70 mijë qytetarë. Në shtatë (7) qendra të Kosovës organizohet matja e glikemisë nga Shoqata e të prekurve më diabet. Nëpër qendra të tjera siç është Prishtina, Gjakova edhe nëpër qytete të tjera të Kosovës organizohen  edhe ligjërata prej stafit profesional endokrinolog.

Ethemi rekomandon  institucionet e vendit që t’i kushtojnë më shumë rëndësi vetëdijesimit për këtë sëmundje e jo vetëm në ditën botërore por edhe gjatë tërë vitit.

Diabeti është bërë një epidemi për shkak të obezitetit apo mbipeshës. Mesazhi ynë është sa më shumë aktivitet fizik, kontroll të endokrinologë të cilët merren me problematiken e diabetit.

Motoja për këtë vit në ditën botërore të diabetit është  “ Mbroje Familjen”.


MË SHUME NGA Shëndetësi