Rrahën për vdekje studentin, arrestohen 25 persona

Rrahën për vdekje studentin, arrestohen 25 persona

Policia e Bangladeshit ka arrestuar 25 persona të dyshuar për vrasjen e një studenti në tetor.

Një grup prej të paktën 11 personash i zunë pritë 21 vjeçarit brenda rrethimit të universitetit dhe e rrahën për vdekje, kjo pasi studenti kritikoi ashpër politikën e qeverisë nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.

Vrasja e Abrar Fahad shkaktoi protesta në të gjitha kampuset universitare në të gjithë vendin.

Policia deklaroi se 11 persona u përfshinë në mënyrë direkte në vrasjen e tij ndërsa pjesa tjetër janë të përfshirë në organizimin e sulmit.

Shumë prej të arrestuarve bëjnë pjesë në forumin rinor të një prej partive në Bangladesh, Awami League.

Grupi i tyre është akuzuar edhe më parë për përdorimin e dhunës dhe torturave kundrejt studentëve.