BRICS do të diskutojë për Bolivinë dhe Venezuelën

BRICS do të diskutojë për Bolivinë dhe Venezuelën

Duke përfaqësuar pesë ekonomitë e mëdha në zhvillim që përbëjnë 42 për qind të popullsisë së botës, krerët e pesë kombeve pritet që sot të zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura, i cili do të pasohet nga një forum biznesi.

Liderët e Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut të mërkurën u mblodhën në kryeqytetin e Brazilit për fillimin e Samitit të 11-të të BRICS.

Duke përfaqësuar pesë ekonomitë e mëdha në zhvillim që përbëjnë 42 për qind të popullsisë së botës, krerët e pesë kombeve pritet që sot të zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura, i cili do të pasohet nga një forum biznesi.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, pret presidentin rus, Vladimir Putin, presidentin kinez, Xi Jinping, presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa dhe kryeministrin indian, Narendra Modi gjatë samitit dy ditor.

Temat kryesore të takimit pritet të përfshijnë promovimin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, ekonominë digjitale dhe forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit transnacional, si dhe diskutimet për bashkëpunimin e disa sektorëve prodhues të pesë ekonomive me New Development Bank, një bankë multilaterale e zhvillimit e krijuar nga shtetet e BRICS.

Çështjet rajonale të tilla si beteja e vazhdueshme e pushtetit midis qeverisë aktuale dhe liderit të opozitës në Venezuelë dhe trazirat politike që filluan me rizgjedhjen e presidentit Evo Morales në Bolivi, e cila rezultoi në dorëheqjen e tij do të diskutohen gjithashtu.

Derisa vendi pritës Brazili kundërshton ashpër qeverinë e Nicolas Maduro në Venezuelë, Moska dhe Pekini e mbështesin atë ekonomikisht.

"Nuk është sekret për askënd se qëndrimet kundër asaj që ndodh në Venezuela ndryshojnë në atmosferën e BRICS", tha para samitit Norberto Moretti, sekretar për politikën e jashtme tregtare dhe ekonomike të Ministrisë braziliane të Punëve të Jashtme.

Grupi do të nxjerrë një deklaratë të përbashkët në fund të samitit i cili do të shënojë të ardhmen e bllokut ekonomik./aa/