11:38 / 14.11.2019
Kishte dhimbje kraharori prej 10 vjetësh, zbulimi i pabesueshëm i mjekëve
Një 32-vjeçar, i cili vuante nga dhimbje dhe djegie të kraharorit prej gati 10 vjetësh, zbuloi se kishte tumorin më të madh në zemër të regjistruar më parë në botë.
Për 3 vjet me radhë, mjekët i thanë Jake Cohen se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, derisa presioni i gjakut i ra kaq shumë sa jeta e tij u vu në rrezik. I riu nga New York, sipas asaj që shkruan “DailyMail” zbuloi se kishte një kancer me madhësinë e një topi tenisi në zemër, pasi bëri një skaner.























