Etiopia, Egjipti dhe Sudani takohen për mosmarrëveshjen e digës
GERD është “mega-projekt” i energjisë në Etiopi, i cili u ndërtua në vitin 2011 me një vlerë prej 5 miliardë dollarësh.
Ministrat e Ujërave dhe ekspertë nga Etiopia, Sudani dhe Egjipti kanë filluar një takim dy-ditor për të arritur një marrëveshje mbi funksionimin e Digës së Madhe të Rilindjes Etiopiane (GERD).
Negociatat tre-palëshe në kryeqytetin etiopian Addis Ababa, ku marrin pjesë edhe vëzhgues nga qeveria amerikane dhe Banka Botërore, është raundi i parë nga katër takimet për të cilat u ra dakord në fillim të këtij muaji në Washington.
GERD është “mega-projekt” i energjisë në Etiopi, i cili u ndërtua në vitin 2011 me një vlerë prej 5 miliardë dollarësh.
Egjipti, i cili merr mbi 85 për qind të ujit nga Nili, ka frikë se GERD do të dëmtojë ndjeshëm pjesën e saj të ujit. Bisedimet tre-palëshe që filluan në vitin 2013 nuk arritën të sjellin rezultate.
Më herët në muajin nëntor, qeveria amerikane ftoi Etiopinë, Sudanin dhe Egjiptin të rifillojnë bisedimet e ngecura dhe të tre vendet ranë dakord të rinisin bisedimet që filluan sot në Addis Ababa.
Të tre palët pritet të arrijnë një marrëveshje deri më 15 nëntor të vitit 2020.
Duke u adresuar në takim, ministri i Ujërave dhe Energjisë i Etiopisë, Seleshi Bekele, tha se mbledhja teknike ishte rezultati i takimit në Washington dhe se do të merret me çështjen kontestuese të funksionimit të GERD-it.
“Ne do të donim të bazohemi në negociatat e mëparshme dhe u pajtuam për të zgjidhur çështjet në pritje”, tha Bekele.
Bekele theksoi se 69,37 për qind e digës është ndërtuar dhe punimet elektro-mekanike të ndërlidhura janë duke u zhvilluar ashtu siç ishte planifikuar.
“Ne u bëjmë thirrje vëzhguesve nga qeveria amerikane dhe Banka Botërore që të qëndrojnë neutral gjatë negociatave”, theksoi Bekele.
Ministri i Burimeve Ujore i Egjiptit, Mohammed Abdel Aty, nga ana e tij, tha se është optimist se negociatat do të arrijnë “një zgjidhje të favorshme pa shkaktuar dëm të konsiderueshëm tek palët”.
“Ne besojmë se një zgjidhje e drejtë dhe e ekuilibruar do të jetë po ashtu e dobishme për Etiopinë”, tha ai.
Po ashtu edhe ministri i Ujërave i Sudanit, Yasser Abbas, shprehu optimizëm dhe tha se “Takimi do të dalë me një propozim të drejtë për plotësimin dhe bashkëpunimin në GERD”.























