Aviokompania Qantas, ka arritur me sukses ta kryej udhëtimin më të gjatë
Aviokompania australiane Qantas ka arritur me sukses ta kryej udhëtimin më të gjatë komercial në histori, duke përshkuar 17,800 kilometra – më saktësisht nga Londra për në Syndey për 19 orë e 19 minuta, raporton Reuters.
Në fluturimin testues nga Londra në Sydney, Boeing 787 Dreamliner, kishte pasur në bord 50 pasagjerë dhe raportohet se i kishte mbetur karburant për të fluturuar edhe për 1 orë e 45 minuta, në momentin që ateroi në aeroportin e qytetit më të madh në Australi.

Nga aeroporti i Londrës, Heathrow, aeroplani ishte nisur në ora 6 të mëngjesit të enjtes, e gjatë këtij udhëtimi pasagjerët kanë pasur rastin ta shijojnë dy herë lindjen e diellit.

Kjo është hera e dytë në histori që Qantas që një aeroplan komercial të realizojë një udhëtim pa asnjë ndalesë gjatë rrugëtimit nga Londra për në Sydney.

Megjithatë këtë linjë ajrore Londër-Syndey, Qantas e kishte filluar qysh në vitin 1947, por asokohe nevojiteshin pesë ditë udhëtim duke i bërë gjashtë ndalesa në vende të ndryshme.

Ndërkaq vitin e kaluar aviokompania australiane ndërpreu linjën Perth-Londër, fluturimi i vetëm direkt nga Australia për në Evropë, për të cilin janë nevojitur 17 orë fluturim.

E gjatë muajit të kaluar arriti ta realizojë fluturimin e parë me sukses pa pasur asnjë ndalesë New York-Sydney, një distancë prej 16,200 kilometra që është përshkuar për 19 orë e 16 minuta.

Në anën tjetër pasagjerët që ishin në bord i janë nënshtruar një seri të ushtrimeve aerobike, me qëllim që nyjat e këmbëve dhe duarve të mos u mpihen gjatë këtij udhëtimi të gjatë.
























