Sudan, verdikti për presidentin e përmbysur al-Bashir caktohet në dhjetor
Al-Bashir përballet me akuza për korrupsion, posedim të monedhave të huaja dhe marrje të dhuratave në mënyrë të paligjshme.
Gjykata sudaneze do të japë verdiktin e saj në dhjetor për presidentin të përmbysur Omar al-Bashir i cili gjykohet me akuzat për korrupsion, njoftuan burimet gjyqësore.
Gjykata penale ka caktuar 14 dhjetorin si datë për vendimin, tha avokati i al-Bashir, Mohamed Hasan al-Amin, para gazetarëve pas seancës së fundit gjyqësore.
Al-Bashir, 75 vjeç, i cili u paraqit në gjykatë 11 herë, përballet me akuza për korrupsion, posedim të monedhave të huaja dhe marrje të dhuratave në mënyrë të paligjshme.
Ai u largua nga pushteti nga ana e ushtrisë në muajin prill pas disa muajsh protestash popullore kundër sundimit të tij 30-vjeçar.
Pas përmbysjes së tij, autoritetet konfiskuan shtatë milion euro, 351.000 dollarë dhe pesë milion paund sudanezë në shtëpinë e al-Bashir.
Që nga largimi i tij, al-Bashir është mbajtur në burgun Kober në Khartoum.























