SHBA nuk pajtohet me qëndrimin francez për NATO-n
BKT
   Bota

SHBA nuk pajtohet me qëndrimin francez për NATO-n

Dy javë nga samiti i Londrës, Franca do t’i paraqesë aleatëve kërkesat e saj për të ndryshuar procesin e vendimmarrjes në NATO.

Emmanuel Macron e kishte konsideruar në gjendje “të vdekjes cerebrale” NATO-n.

Ky vlerësim i presidentit francez dhe kritika e lidershipit amerikan kanë tronditur NATO-n.

“Ne nuk pajtohemi aspak me vlerësimin e bërë nga presidenti francez, Macron për NATO-n”, theksoi ambasadorja amerikane, Kay Bailey Hutchison.

“Presidenti Macron ka gjëra të vështira për të thënë. Ai ka marrë përsipër rrezikun e humbjes së popullaritetit dhe merr këtë përgjegjësi”, shtoi ajo.

”NATO-s i nevojitet sot të rimendojë strategjinë e saj”, theksoi sekretarja franceze e shtetit për Çështjet Europiane, Amelie de Montchalin.

”Kreu i diplomacisë franceze, Jean-Yves Le Drian duhet t’i japë Aleancës sqarime dhe duhet të formulojë kërkesa dhe propozime gjatë një takimi me homologët në Bruksel”, theksuan burime diplomatike.

Dy faza përgatitore janë parashikuar pas mbërritjes së sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.