Rritet dhuna ndaj grave në Itali
BKT
   Bota

Rritet dhuna ndaj grave në Itali

Dhuna ndaj grave në vitin 2018 në Itali është rritur, duke shënuar 142 gra të vrara, thuhet në raportin për dhunën gjinore në Itali, i prezantuar nga grupi i ekspertëve të “Eures”.

Në raport thuhet se numri grave të vrara nuk ka qenë asnjëherë më i lartë, duke u ngritur për 40,3%.

Xhelozia dhe ndjenja e zotërimit janë akoma motivet më të zakonshme, që përbëjnë 32,8% të rasteve.

Qeveritë e njëpasnjëshme italiane kanë bërë fushata të shumta kundër dhunës ndaj grave. Megjithatë, fenomeni duket i vështirë për tu kontrolluar.