10:28 / 21.11.2019
Shpërthen fabrika e fishekzjarrëve, 5 të vdekur dhe dy të plagosur
Ishte një nga fabrikat më të vjetra që përgatiste fishekzjarrët në Sicili, me një histori njëqindvjeçare.
Por pasditen e djeshme një aksident, një shkëndijë ndoshta e shkaktuar nga një pajisje e përdorur nga saldatorët, shkundi gjithë qytezën e Barcellona Pozzo di Gotto, në afërsi të Messinës, duke thyer xhamat e shumë banesave që ndodheshin edhe qindra metra nga godina.

Shpërthimi i fabrikës
Bilanci është tragjik. Pesë persona kanë humbur jetën, ndër to edhe gruaja e pronarit. Forcat zjarrfikëse kanë luftuar me orë për të shpëtuar disa persona të bllokuara në rrënojat, që ndodhen në spital me plagë dhe djegie të rënda.























