Kinë, rriten kapacitetet e qymyrit përkundër premtimeve për uljen e tyre
BKT
   Bota

Kinë, rriten kapacitetet e qymyrit përkundër premtimeve për uljen e tyre

Vendi duhet të ul kapacitetet e energjisë me qymyr mbi 40 për qind për të mbajtur ngrohjen globale nën 2 gradë Celsius.

Prodhimi më i madh i energjisë elektrike në Kinë nga termocentralet e qymyrit tejkaloi mbylljet e termocentraleve në pjesën tjetër të botës për një periudhë 18-mujore, përkundër premtimeve të Pekinit për të frenuar emetimet për shkak të ndryshimeve klimatike.

Kapaciteti i impianteve të qymyrit në të gjithë botën, me përjashtim të Kinës, u ul me 8.1 gigavat (GW) nga janari i vitit 2018 deri në qershor 2019. Megjithatë, kapaciteti i impianteve të qymyrit në Kinë u rrit me 42.9 GW gjatë kësaj periudhe, thuhet në një raport të Monitorimit Global të Energjisë me bazë në SHBA.

Si rezultat, kapaciteti i përgjithshëm i termocentraleve të qymyrit në të gjithë botën u rrit me afërsisht 34.9 GW gjatë kësaj periudhe, tha organizata joqeveritare në raportin e saj të titulluar "Jashtë hapit: Kina po ecën me rritjen e vazhdueshme të Flotës Globale të Qymyrit", të publikuar të mërkurën.

"Derisa më shumë vende largohen nga qymyri dhe impiantet e tyre dalin në pension, ndjekja e vazhdueshme e Kinës për thëngjill po shkon gjithnjë e më shumë jashtë hapit me pjesën tjetër të botës dhe tani po drejton në mënyrë efektive zgjerimin e vazhdueshëm të flotës globale të qymyrit", thuhet më tej.

Lejet për projektet e qymyrit në Kinë u rritën nga shtatori 2014 deri në mars 2016 kur vendi shtoi projekte të reja në total 245 GW, duke u barazuar gati me kapacitetin e qymyrit të SHBA-së prej 254 GW.

Për më tepër, 147.7 GW të impianteve të qymyrit në Kinë për momentin janë ose në ndërtim e sipër ose planifikohet të rihapen pas pezullimit. Ky kapacitet është pothuajse i barabartë me 150 GW kapacitetin ekzistues të energjisë së qymyrit të Bashkimit Evropian, thekson raporti.

Kundër zotimit të klimës

Derisa kapaciteti aktual i tanishëm i energjisë elektrike me qymyr qëndron në 1.027 GW, vendi ka në plan ta ngrejë kapacitetet deri në 1.400 GW. Megjithatë, kjo nuk është në përpjesëtim me premtimet e bëra nga ekonomitë e mëdha, përfshirë Kinën, për të zbutur efektet negative të ndryshimeve klimatike.

"Rritja e kapacitetit të energjisë së qymyrit të Kinës nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Klimës në Paris për të mbajtur ngrohjen nën 2 gradë Celsius dhe pothuajse me siguri parashikon mundësinë që Kina të arrijë ulje më të mëdha të emetimeve sipas Marrëveshjes së Parisit, e cila aktualisht përqendrohet në pezullimin e emetimeve të dioksidit të karbonit deri në vitin 2030", thuhet në raport.

Për të përmbushur kërkesat e energjisë së qymyrit të Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (IPCC), Kina duhet të ul kapacitetin e saj të energjisë me qymyr me mbi 40 për qind nga niveli i saj aktual prej 1.027 GW në 600 GW ose më pak për të mbajtur ngrohjen globale nën 2 gradë Celsius, thuhet në analizën e Mbikëqyrësit Global të Energjisë.

"Nëse Kina vazhdon të rrisë kapacitetin e përgjithshëm të energjisë së qymyrit deri në vitin 2035, prodhimi i saj i energjisë së qymyrit do të jetë më shumë se tre herë më i madh se kufiri global i përdorimit të energjisë së qymyrit të përcaktuar nga IPCC për të mbajtur ngrohjen nën 2 gradë Celsius", paralajmëroi OJQ-ja.