Australi, gjiganti ”Johnson&Johnson” nën akuzë nga mijëra gra
Më shumë se 1 000 gra, të cilat kanë përjetuar efekte anësore drastike për shkak të përdorimit të produkteve kozmetike, kanë fituar një kauzë kundër gjigantit ”Johnson&Johnson” në Gjykatën Federale Australiane.
”Kancelares së gjykatës Anna Katzmann, iu desh një orë për të lexuar vendimin e saj në gjykatë, duke deklaruar se provat e dëmtimit fizik dhe mendor të shkaktuara nga përdorimet e tyre ishin dërrmuese dhe se krijuesi i produkteve kishte qenë i pakujdesshëm”, theksoi transmetuesi australian ABC.
Katzmann tha ”se pajisjet e shitura për më shumë se dhjetë vjet para se të ndaloheshin në 2017 nuk u testuan kurrë si duhet dhe kompanitë që tani zotërohen nga menaxherët e rrjetit ‘Johnson&Johnson’ nuk kishin të dhëna të mjaftueshme për të provuar se ishin të sigurta”.
Kjo kauzë ka të ngjarë të jetë pagesa më e madhe e kompensimit të neglizhencës mjekësore në historinë e Australisë.
Kjo betejë ligjore u propozua nga 1 350 gra të moshës midis 30 dhe 80 vjeç, me shumë që pretendojnë se produktet e kompanisë u kanë shkatërruar jetën dhe u kanë shkaktuar lëndime të përhershme./atsh/























