Konservatorët mbledhin 5,7 milionë stërlina në një javë
BKT
   Bota

Konservatorët mbledhin 5,7 milionë stërlina në një javë

Partia Konservatore britanike ka mbledhur 5,7 milionë stërlina donacione, nëpërmjet një miliardereje anglo-ruse, bashkëpunëtore e afërt e Putin, gjatë javës së parë të fushatës për zgjedhjet legjislative të 12 dhjetorit, njoftoi sot Komisioni Zgjedhor.

Nga data 6 deri më 12 nëntor, Partia konservatore ka marrë më shumë se 5,7 milionë stërlina (6,6 milionë euro) nëpërmjet donacioneve, rreth 20 herë më shumë se konkurrentët e afërt. Eurofilët liberal-demokratët kanë mbledhur 275000 stërlina, nga 250000 për Partinë Brexit dhe 218000 për opozitën laburiste.

Në Britaninë e Madhe, partitë dhe kandidatët e pavarur duhet t’i paraqesin çdo javë Komisionit Zgjedhor një listë me të gjitha donacionet prej më shumë se 7500 stërlinash që marrin për fushatën e tyre./ATSH