Katar, Erdogan takohet me emirin Al-Thani
BKT
   Bota

Katar, Erdogan takohet me emirin Al-Thani

Erdogan dhe Al-Thani pas ceremonisë kaluan në takimin dypalësh dhe më vonë bashkërisht do të kryesojnë takimin e pestë të Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u prit në një takim nga emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani.

Pas ceremonisë pritëse në rezidencën e emirit në Katar, Erdogan dhe Al-Thani prezantuan delegacionet e tyre.

Në kuadër të takimeve që do të zhvillohen do të rishikohen me të gjitha dimensionet e saj marrëdhëniet Turqi-Katar, do të diskutohen mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat si dhe shkëmbimi i ideve lidhur me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare./aa/