Johnson: Ratifikojmë Brexit para Krishtlindjeve
BKT
   Bota

Johnson: Ratifikojmë Brexit para Krishtlindjeve

Ratifikimi i marrëveshjes së Brexit para Krishtlindjeve dhe dalja e Britanisë së Madhe jashtë BE-së më 31 janar, është synimi i manifestit konservator të paraqitur nga Boris Johnson, nën moton “Get Brexit Done”, në funksion të votimit të 12 dhjetorit.

Kryeministri ka premtuar se do të “lëshojë potencialin e plotë ekonomik” të vendit, ndërsa theksoi si alternativën e vetme fitoren e konservatorëve.

”Një qeveri midis laburistëve dhe separatistëve skocezë  është e destinuar të zgjasë pasigurinë me dy referendume për Brexit dhe shkëputjen e Skocisë”, deklaroi Johnson. /ATSh