Sot protestë kundër sulmeve ndaj mantelbardhëve
BKT
Shëndetësi

Sot protestë kundër sulmeve ndaj mantelbardhëve

RTKlive

Sindikata e Qendrës Klinike Universitare ka njoftuar se sot do të mbajë një protestë paralajmëruese 30 minutëshe para Klinikes Emergjente të QKUK.

Sipas kësaj sindikate, qëllimi i protestës që nis në orën 10:00 është “Ndalimi i sulmeve dhe veprimeve denigruese ndaj personelit shëndetësorë”.

Dhjetëra raste të sulmeve fizike ndaj mjekëve në vendin e tyre të punës janë raportuar gjatë këtij viti.

Rasti më i ri ishte raportuar ai i sulmit fizik ndaj një mjeku në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, derisa ai po ofronte trajtim shëndetësor. thuhet në komunikatën për media.


MË SHUME NGA Shëndetësi