Putin dhe Zelensky zhvillojnë bisedë telefonike para samitit
Nga Kremlini njoftuan se Putini ka biseduar me Zelensky-n edhe për kthimin e anijeve të flotës ukrainase që i konfiskoi flota ruse në Ngushticën Kerç .
Presidentët e Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky kanë biseduar në prag të samitit të Katërshes së Normandisë.
Nga Kremlini njoftuan se Putini ka biseduar me Zelensky-n edhe për kthimin e anijeve të flotës ukrainase që i konfiskoi flota ruse në Ngushticën Kerç.
Në njoftim thuhet se dy liderët biseduan edhe për dërgesën ruse të gazit në Ukrainë si dhe për transportimin e gazit rus përmes Ukrainës drejt Evropës.
Për krizën në lindje të Ukrainës, Putin dhe Zelensky do të bisedojnë në samitin e liderëve të Katërshes së Normadisë që përfshin edhe Francën dhe Gjermaninë.
Samiti është paralajmëruar më 9 dhjetor në Paris.























