Mali, 13 ushtarë francezë humbin jetën pas përplasjes së dy helikopterëve
BKT
   Bota

Mali, 13 ushtarë francezë humbin jetën pas përplasjes së dy helikopterëve

Ushtarët ishin pjesë e misionit antiterrorist të Francës në Afrikën Perëndimore .

Të paktën 13 ushtarë francezë e kanë humbur jetën të hënën kur dy helikopterë u përplasën në shtetin afrikan Mali, njoftuan sot mediat franceze.

Presidenti francez Emmanuel Macron në një deklaratë kujtoi ushtarët me respekt maksimal.

“Këta ushtarë të armatës ranë në operacion dhe humbën jetën për Francën në luftën kundër terrorizmit në Sahel", tha presidenti në një deklaratë.

Ushtarët ishin pjesë e misionit antiterrorist të Francës në Afrikën Perëndimore.

Që nga gushti i vitit 2014, operacioni kundër-kryengritës i Francës, Barkhane, ka vendosur rreth 4.500 trupa në pesë vende të Afrikës Perëndimore: Burkina Faso, Mali, Mauritani, Nigeri dhe Çad.

Më tej thuhet se operacioni ndihmon në luftën kundër grupeve militante në rajonin Sahel, veçanërisht në Mali.