Itali, Roja Bregdetare shpëton 149 emigrantë në det
BKT
   Bota

Itali, Roja Bregdetare shpëton 149 emigrantë në det

Forcat Bregdetare italiane shpëtuan 149 emigrantë pasi anija e tyre u përmbyt vetëm 1 km larg bregut të Lampedusas në 23 nëntor.

Autoritetet italiane publikuan dhe video nga operacioni i suksesshëm ku shpëtuan rreth 113 burra, 13 gra dhe 3 fëmijë.

Një ditë pas këtij operacioni, Roja Bregdetare deklaroi se tre prej tyre u gjetën larg turmës në det ndërsa 2 persona të tjerë kishin përfunduar në breg.

Autoritetet nuk bëjnë ende me dije se cili ishte destinacioni i tyre.