Liban, Hariri nuk dëshiron të formojë qeveri të re
BKT
   Bota

Liban, Hariri nuk dëshiron të formojë qeveri të re

"Jo unë, por dikush tjetër të formojë një qeveri që përmbush aspiratat e burrave dhe grave të reja dhe praninë e veçantë të grave libaneze", tha Hariri në një deklaratë.

Kryeministri në dorëheqje i Libanit, Saad Hariri sot tha se nuk dëshiron të formojë qeveri të re.

"Jo unë, por dikush tjetër të formojë një qeveri që përmbush aspiratat e burrave dhe grave të reja dhe praninë e veçantë të grave libaneze", tha Hariri në një deklaratë.

Hariri i kërkoi presidentit Michel Aoun që menjëherë të thërret konsultime parlamentare për të ngarkuar me detyrë kryeministër të ri për formimin e kabinetit.

Libani që nga muaji i kaluar u përfshi nga protestat masive kundër planeve për rritjen e taksave, të cilat shpejtë u shndërruan në ankesa më të gjera.

Trazirat e detyruan Haririn të dorëhiqet, pa përparuar drejt arritjes së një marrëveshjeje për qeveri të re.