Merkel: Turqia është shumë e rëndësishme për NATO-n
Kancelarja gjermane, Merkel tha se pavarësisht mosmarrëveshjeve rreth operacionit në Siri, Turqia mbetet aleati kryesor i NATO-s.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot theksoi rëndësinë gjeostrategjike të Turqisë për NATO-n dhe bëri thirrje për unitet dhe koordinim më të madh midis aleatëve.
Gjatë adresimit të saj para ligjvënësve në Bundestag gjatë debatit për buxhetin, Merkel hodhi poshtë thirrjet e disa ligjvënësve të opozitës për dëbimin e Turqisë nga aleanca e NATO-s, për shkak të veprimit të saj të njëanshëm ushtarak kundër grupeve terroriste në verilindje të Sirisë.
"Turqia duhet të mbetet anëtare e NATO-s dhe ne gjithashtu duhet të punojmë për ta siguruar këtë. Turqia si anëtare është me rëndësi strategjike për NATO-n", tha Merkel, duke shtuar se aleatët janë duke diskutuar për dallimet mes tyre në organet përkatëse të NATO-s.
Vërejtjet e saj erdhën përpara takimit të samitit të liderëve të NATO-s në Londër të planifikuar për 3-4 dhjetor./aa/























