Vietnam, arrijnë 16 nga 39 kufomat e gjetura në një kamion në Britani
Kufomat e migrantëve të dyshuar ilegalë u gjetën në kamion në një park industrial në Thurrock, në perëndim të Anglisë më 23 tetor.
Gjashtëmbëdhjetë kufoma të 39 personave vietnamezë që u gjetën të vdekur muajin e kaluar në një kamion në Britaninë e Madhe, sot kanë arritur në Vietnam.
Kufomat e migrantëve të dyshuar ilegalë u gjetën në kamion në një park industrial në Thurrock, në perëndim të Anglisë më 23 tetor.
Sipas të përditshmes "Viet Nam News", një avion i Vietnam Airlines solli në kryeqytetin Hanoi mbetjet e 16 viktimave.
Zyrtarët vietnamezë morën kufomat që më vonë u transportuan me ambulanca në vendbanimet e tyre përkatëse për funeralet e duhura.
Raporti thekson se 23 trupat e mbetura do të riatdhesohen në ditët e ardhshme në grupe të ndryshme.
Disa njerëz, përfshirë Maurice Robinson, 39 vjeç, shoferi i kamionit, u arrestuan dhe u akuzuan lidhur me ngjarjen.
Robinson nga Irlanda e Veriut, u deklarua fajtor për komplotin për të ndihmuar emigracionin e paligjshëm.
Policia britanike dhe ajo vietnameze vazhdojnë të hetojnë incidentin dramatik.























