Kina: Vendet e zhvilluara përgjegjëse për ngrohjen klimatike
Kina e konsideruar si ndotësja më e madhe e planetit, akuzoi sot vendet e zhvilluara se nuk kanë kontribuar mjaftueshëm luftën kundër ngrohjes klimatike, disa ditë nga takimi vjetor i OKB-së, organizuar në Madrid (COP25).
“Mungesa e vullnetit politik të vendeve të zhvilluara është problemi më i madh me të cilin përballen përpjekjet për reduktimin e emetimeve të ndotjes”, deklaroi për shtypin zëvendësministri kinez i Mjedisit, Zhao Yingmin.
Kina, ekonomia e dytë botërore, është larg të qenit vend i parë i emetimit të CO2 në planet.
Si shtet në zhvillim, ajo e konsideron veten të pranueshme në fondin vjetor prej 100 miliardë dollarësh, premtuar nga vendet e pasura për të ndihmuar ato më të varfra për t’i bërë ballë urgjencës klimatike dhe për të reduktuar emetimet e gazit me efekt serrë.
Në një raport të prezantuar sot, Kina kritikon në mënyrë të veçantë vendimin e SHBA-së për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit për Klimën dhe një propozim “për taksë karboni në kufi”, e përmendur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ky mekanizëm, i konfirmuar prej kohësh nga Franca, do të bënte të mundur taksimin e produkteve të importuara të prodhuara me koston e një prodhimi intensiv të gazit me efekt serrë.
Për Pekinin, kjo taksë, siç parashikohet “nga disa vende të zhvilluara”, “do të dëmtonte seriozisht” ambicien e komunitetit ndërkombëtar për të trajtuar ngrohjen klimatike.
Nënshkruesit e Marrëveshjes së Parisit ndodhen në Madrid për takimin e 25-të të përvitshëm të OKB-së për klimën (COP25).
Marrëveshja e vitit 2015 parashikon që rreth 200 vende do të rrisin deri në fund të vitit 2020 angazhimin e tyre për reduktimin e emetimeve të gazit me efekt serrë./ATSH/























